30 minuta do të zhdukin shiun

FSHF bën me dije se do të ndryshojë orarin e ndeshjeve të javës së 11 të Kategorisë Superiore dhe të gjitha kategorive të tjera. Nëpërmjet një komunikatë zyrtare, federata njofton se ndeshjet nuk do të luhen në orën 14 por në 13:30 për shkak të motit të keq që pritet të piushtojë vendin këtë fundjavë.

Komunikata e FSHF-së:

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare.

Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët.

Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30.

sfidanti.al