Nuk kishte bërë vaki ndonjëherë, zhduket i gjithë ekipi brenda natës!

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Split, ku u zhvillua kampionati evropian i peshëngritjes, ndërsa njerëzit në Kroaci, por edhe përtej sa, bëjnë pyetjen e madhe sesi ka mundësi që, brenda një nate, të zhduket një ekip përfaqësues i tërë! Në kampionatin evropian të lartpërmendur, erdhën që të marrin pjesë 42 ekipe përfaqësuese, midis tyre edhe ai nga Axerbajxhani. “Peshëngritësit Oktaj Muhtarov, Mahamad Mamadli, Kamran Husein Islamjallov, Elnur Huseinov, Isa Rastamov dhe Ilham Mamadov, sikur i përpiu dheu, ata u zhdukën brenda natës, pa lënë asnjë gjurmë”, shkruante, këto ditë, gazeta kroate “Jutarnij List”, duke shtuar se ata erdhën në Split, regjistruan emrat në hotel dhe, më pas,…

Thjesht, nuk ka asnjë gjurmë të tyre, pasi ata përshkuan më shumë se 2700 km me aeroplan për të ardhur në Split. Pëshëngritësit azerbaixhanas nuk dolën as në tapet dhe, në fakt, askush prej tyre nuk u pa më pas regjistrimit në hotel, sikur t’i kishte përpirë “Trekëndshi i Bermudës”! Mediumet kroatë shprehin dyshimin se, në thelb, kjo ngjarje ka lidhje me kontrollin e dopingut që, kësaj here, ishte shumë më i fortë sesa në të kaluarën, se ekipi azerbaixhanas ishte zhdukur, duke e pasur frikë këtë kontroll. Vitin e kaluar, Azerbaixhani mbeti pa shtatë peshëngritës të tij yje, për shkak të përdorimit të substancave të palejuara, kështu që, sipas gazetës kroate, kontrolli i dopingut është shkaku i “avullimit të një përfaqësueseje të tërë”.

sfidanti.al