Afrika e Jugut si Brazili në futboll, dominon Kupën e Botës në Rugby

Tensioni ishte aq i madh sa trofeu “Webb Ellis” mund të ishte shtypur e transformuar në një bulonë të artë pasi rugby luajti finalen ndoshta më të ekujlibruar të historisë në një botëror. Afrika e Jugut përballë Zelandës së Re, dy skuadrat më të forta të planetit përballë njëra tjetrës ku afrikanët arritën të rikonfirmohen dhe të qëndrojnë në majën e planetit duke u bërë edhe skuadra e parë në hostori që e fiton këtë trofe për 4 herë. Një ndeshje me shumë intensitet që u përjetua si apokalipsi i sportit të të fortëve për shkak të përplasjeve fizike. Një duel i peshave të rënda deri në pikën e fundit të djersës i mbyllur 12-11 në stadiumin e Parisit duke mbyllur një rrugëtim të gjatë për të gjitha skuadrat që nisi më shumë se një muaj më parë në Francë. Hera e fundit që këto dy skuadra ishin përballur në finalen e Kupës së Botës ishte viti 1995 kur Nelson Mandela festoi bashkë me “Springbooks”.

sfidanti.al