Tottenham pa Kane si makinë Ferrari

Fitorja 2-0 ndaj Fulham me gola të Son dhe Maddison e rikthen Tottenham më krye të klasifikimit të Premier League me 23 pikë. Start fantastik i skuadrës londineze ndërsa Ange Postecoglou bëhet trajneri i parë i ri që grumbullon më shumë pikë në 9 ndeshjet e para të kampionatit. Largimi i Harry Kane duket se i ka bërë mirë ekipit që nuk numëron asnjë humbje në 9 ndeshjet e fundit dhe për më tepër po zhvillon një futboll të bukur dhe shumë agresiv e produktiv.

“Ky fillim-sezoni pozitiv është meritë e të gjithëve. Është vërtet inkurajues, si për rezultatet edhe për lojën që po zhvillojmë. Nuk duhet të ndalemi këtu dhe duhet të mendojmë se si të përmirësohemi”, thekson Postecoglou.

sfidanti.al