“Dikur edhe Ronaldo ushqehej me ushqim të mbetur”

Përpara se të niste rrugën drejt suksesit, Cristiano Ronaldo ishte një nga mijëra fëmijët portugezë në kërkim të ëndrrës dhe nuk e kishte aspak problem të konsumonte edhe ushqim të mbetur. Zbulimin e bën ish-shoku dhe kolegu i tij në kohën e Sportingut të Lisbonës, Fabio Paim.

Sipas tij, shpesh herë bashkë me Ronaldon kanë konsumuar hamburgera të lënë nga njerëzit në tavolinat e McDonalds pasi nuk arrinin ta mbushnin asnjëherë barkun me ushqimet e akademisë. Gjithsesi, pak kohë më vonë rrugët e tyre u ndanë dhe sot ndoshta Ronaldo as që i kujton ato kohë me shokun e tij. Të dy ishin pjesë e akademisë së Sportingut të Lisbonës dhe edhe pse tre vite më i ri, Paid ishte një nga talentet më të mëdhenj të klubit bardhjeshil por koha tregoi se ai që është i fiksuar pas punës në fund të ditës arrin të realizojë ëndrrat.

sfidanti.al