Jose Mourinho mes Madridit dhe Arabisë Saudite

Sipas Mundo Deportivo, Mourinho është ndër emrat e Real Madridit për të zëvendësuar Ancelottin sezonin e ardhshëm, me italianin që pritet ta marrë drejtimin e Brazilit pasi t’i skadojë kontrata me Los Blancos. Mourinho ka qenë trajner i Real Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke fituar 127 nga 178 ndeshjet e tij në krye të gjigantëve të La Ligës.

Megjithatë, ‘rrëmbimi’ i trajnerit portugez nuk do të jetë i lehtë pasi edhe klubet saudite gjithashtu i kanë vënë sytë. “Corriere dello Sport” shkruan se Al-Ahli dhe Al-Ittihad janë të gatshëm t’i ofrojnë 50 milionë euro në sezon trajnerit portugez për të siguruar shërbimet e tij nga qershori 2024.

sfidanti.al