Histori e ngjashme me Shqipërinë, Podolski nuk paguhet në Gjermani

Kampioni i Botës, Lukas Podolski ka përfunduar në një ekip polak të dorës së dytë ku për më tepër as nuk paguhet. Që prej vitit 2021 ai është bërë pjesë e skuadrës Gornik Zabrze, por gjatë dy muajve të fundit nuk ka marrë asnjë prej pagave që i takojnë sipas kontratës, duke na kujtuar disi historitë që në futbollin shqiptar janë normalitet. Sot 38 vjeç, Podolski po pret që klubi të arkëtojë paratë e shitjes së lojtarit Szymon Ëłodarczyk i cili u transferua te Sturm Graz në muajt e verës por klubi polak nuk e ka përfituar ende pagesën dhe momentalisht po përjeton një moment të vështirë financiar.

Klubi që në kampionat nuk po ecën mirë, bën me dije se po pret gjithashtu edhe një pjesë të shumës së shitjes së 23-vjeçarit Krzysztof Kubica te Benevento. Podolski numëron 11 ndeshje dhe vetëm 1 gol të shënuar ndërsa si bznesmen duket se po dështon pasi hapi një rrjet dyqanesh në Gjermani.

 sfidanti.al