Në kohën e Silvinjos menyja kuqezi është pasuruar për lezet : secili mund të zgjedh futbollistin e zemrës mes Bajramit, Asanit apo Asllanit, Cikalleshit apo Gjimshitit.Në kohën e trajnerit Edi Reja kishim vetëm një dashuri të detyrueshme : Armando Brojën! I gjithë stadiumi thërriste Broja, si dikur kur thërrisnim me komandë emrin e udhëheqësit. Një dashuri që u shdërrua në një patologji frike edhe për ata, të cilët nuk luajnë në fushë, por janë plakur duke komanduar fatet e fushës..
Ajo që ndodh me Armando Brojën, dëshmon versionin shqiptar të “filmit” se më i miri shumë shpejt mund të shpallet edhe më i keqi! Edhe në ikje e sipër, Edi Reja na la si amanet se Broja nuk është pjekur akoma. Dhe rolin e të papjekurit i veshën edhe në “ teatrin”kur do te luanim në Angli, kur e dëgdisën në tribune! Një natë e paharruar angleze, ku një Armando (presidenti) zbriti gati në fushë tek futbollistët në tunel,dhe një Armando ngjiti shkallët e rënies nga ..froni !
Të jesh apo mos të jesh Broja? Kjo është çështja që nuk duhet të mbetej pezull edhe me trajnerin Silvinjo. Nga njëra anë thuhet se ylli më i ndritshëm që ka krijuar braziliani është grupi, ku edhe rezervat janë dukur tw lumtur. Sepse hynë në fushë dhe janë gati të japin jetën në ato pak minuta. Nga ana tjetër , vihet në dyshim edhe çiltërsia e engjëllit Silvinjo, kur Broja për shqiptarët është i dëmtuar, kurse për anglezët e {elsit qënka gati të luajë kundër Arsenalit…
..Atë ditë që Silvinjo shkoi në Londër dhe takoi Brojën për herë të parë, kishte ndodhur haleluja. Ishin marrë vesh që me shikim të parë! Në takimin e “fundit”, në ndeshjen me Çekinë, takimi i tyre nuk e kishte më mrekullinë e takimit të parë. Aq dyshime ngjalli, sa ndizemi t’i bëjmë VAR-in “lojës së tyre”, duke pritur ndeshjen e Çelsit me Arsenalin, ku Broja ka 100 arsye të rebelojë në mënyren e tij..
Sfidanti.al