“Përralla Januzaj” mbetet enigëm, Murinjo s’tregon

Jose Mourinho tashmë ka vendosur për të ardhmen e shqiptarit, Adnan Januzaj, i cili është i huazuar te Sunderlandi.

Në konferencën për media para ndeshjes me Sunderlandin që zhvillohet të dielën, trajneri portugez, Jose Mourinho, u pyet edhe për të ardhmen e Adnan Januzaj, i cili është i huazuar pikërisht te skuadra që përballet të dielën.

Ish trajneri i Realit, Interit e Chelseat – thotë se tashmë ka vendosur për Januzajn, por që nuk do të tregojë deri në fund të sezonit.

“Kam vendosur por nuk do t’ua them,” shprehet Mourinho për Januzajn, që ka shënuar pesë gola në 63 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”, para se të huazohej te Sunderlandi.