Super-Shqipëria në ndeshjen më të rëndësishme të grupit eleminator që sipas të gjitha gjasave na siguron biletën për në Gjermani 2024. Duhuet të prisni biletat sepse kualifikimi është vetëm çështje detajesh pas fitores së pastër 3-0 ndaj Republikës Çeke në Tiranë ku shënuan dy gola Seferi dhe i zakonshmi Asani.
Ndeshje perfekte në “Arenën Kombëtare” mes 22 mijë tifozëve në natën më magjike të kuqezinjve që i dhanë një leksion futboli skuadrës së Silhavy. Shpartallohet Çekia në filenë e shqiponjave. Matematikisht nuk jemi ende në Kupën e Europës por praktikisht të besuarit e trajnerit Sylvinho janë tashmë me një këmbë në Euro 2024 pasi tekniku brazilian nuk gaboi asgjë në 90 minutat historike të datës 12 tetor ku e nisi me 10 nga 11 titullarët e Pragës dhe më pas në pjesën e dytë bëri shumë modifikime që i dhanë freski skuadrës pasi Muja dhe Daku siguruan vazhdimësi në lojë pa prishur asnjë ingranazh. Me 13 pikë, 4 më shumë se Polonia që mundi Ishujt Faroe, Shqipëria kryeson bindshëm grupin E ku Çekia mban vendin e tretë me 8 pikë por me një ndeshje më pak dhe ndalesat e fundit oër kuqezinjtë janë në Moldavi e më pas në shtëpi kundër Ishujve Faroe.
sfidanti.al