Moment delikat për Kombëtaren Shqiptare që nesër në mbrëmje do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të eleminatoreve e ndoshta të 6 viteve të fundit. Skuadra që është stërvitur me intensitet të plotë gjatë dy ditëve të fundit, nuk prezantohet në forma optimale me disa pikëpyetje të rëndësishme. E para është ajo që lidhet me emrin që do të zëvendësojë Ismajlin në qëndër të mbrojtjes pasi alternativat nuk janë aq të besuaeshme sa lojtari që aktivizohet me Empolin i cili ka treguar se ëhstë një pikë e fortë në formacionin e Sylvinho-s.
Një lajm shumë shqetësues i orëve të fundit është edhe gjuri i Armando Brojës, jo ai i operuar në muajin dhjetor por që gjithsesi është një lajm i keq ky për teknikun brazilian të kombëtares. Shtatlarti i Chelseat edhe pse nuk e kishte të sigurt vendin e titullarit, ishte një alternativë luksi nga stoli e sot nuk dihet nëse do të jetë i tillë pasi në seancën e fundit stërvitore mungoi. Nuk po kalon një moment të mirë asj Kejdi Bare për shkak të problemeve muskulore dhe mesfushori nga fieri mund të shtrëngojë dhëmbët për t’u ulur në pankinë ndërsa Jurgen Gjasula i bashkuar me skuadrën gjatë orëve të fundit, nuk gëzon formë optimale për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur gjatë ditëte të fundit.
sfidanti.al