Kërcënime nga 12 federata, UEFA anulon vendimin për ta rikthyer Rusinë në garat ndërkombëtare

UEFA ka anuluar vendimin që i lejonte Rusisë që të rikthehej në garat ndërkombëtare, më saktësisht më grupmoshat U-17. Shtëpia e futbollit evropian dhe FIFA kishin nxjerrë një vendim që t’i lejonin grupmoshat e reja të Rusisë që të merrnin pjesë nëpër kampionate ndërkombëtare, por Ukraina, Anglia, Polonia, Rumania, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda dhe Danimarka, kërcënuan më tërheqje nëse një gjë e tillë ndodhë.

Nga ky presion UEFA vendosi që të anulojë vendimi për t’i rikthyer grupmoshat U-17 të Rusisë. Në këtë mënyrë, do të vazhdojë të jetë në fuqi bllokimi për të gjitha ekipet ruse që të luajnë në nivel ndërkombëtar.

sfidanti.al