CR7 rrezikon kamzhikun në Iran

Cristiano Ronaldo mund të goditet me 99 kamzhikë, nëse sulmuesi portugez vendos të kthehet në Iran. Para pak ditësh, Al Nassr zhvilloi në Azadi Stadium (Tehran) ndeshjen e Champions-it ndaj Persepolis. Pas takimit, ylli CR7 takoi shumë fansa të tij. Një prej mbështetëseve të tij më të zjarrta ishte piktorja me emrin Fatima, e cila ishte me aftësi të kufizuara.

Gjithsesi, ky takim (futbollisti përqafoi dhe puthi fansen) nuk është në përputhje me ligjet e këtij vendi, pasi siç dihet në Iran, ka rregulla. Sipas asaj që shkruan “index.hr, lojtari duhet të mendohet dy herë përpara se të kthehet në Iran, pasi rrezikon të goditet 99 herë me kamxhik.

Sfidanti.al