Ka një çështje “Berisha” në kampin kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 nis nesër grumbullimin për ndeshjet e saj në kualifikueset e “EURO 2025” me disa surpriza. FSHF ka bërë të ditur se për shkak dëmtimi, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka. Ndërkohë, nuk do të jetë në grumbullim as një emër që ka bërë bujë së fundi, Dion Berisha. Lojtari ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës dhe tashmë kishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë. Nuk bëhen të ditura arsyet e kësaj mungese të lojtarit i cili shihej si një afrim i vlefshëm për kuqezinjtë.

Për të zëvendësuar këto mungesa, trajneri Bushi ka grumbulluar mbrojtësit Elmando Gjini dhe Ermir Selimaj, në mënyrë që të ketë grupin e kompletuar për sfidat ndaj Finlandës në transfertë dhe Malit të Zi në vendin tonë.

sfidanti.al