Ergys Kaçe nuk gjen paqe, ndryshon sërish skuadër

Ish-mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të vijojë karrierën në ligën e dytë greke, teksa ka përfunduar te skuadra e Aiolikos Mitilinis.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare, ku është prezantuar edhe mesfushori 30-vjeçar, i cili gjatë karrierë së tij është aktivizuar edhe me klube prestigjioze si PAOK, Panathinaikos, Plzen, Aris, etj. Vlen të theksohet se Kaçe pati edhe një eksperiencë me Partizanin në Superiore, e cila rezultoi dështim, teksa korçari u aktivizua vetëm 13 ndeshje.  

Sfidanti.al