Muriqi në radarin e Atletico Madrid?

Vedat Muriqi mund të nënshkruajë me Cholo Simeonen. Trajneri argjentinas e pëlqen shumë grincën dhe cinizmin e shqiptarit që pas shumë viteve në nivele të tilla, mund të bëjë hapin më të madh të karrierës për t’u bashkuar me “Los Colchoneros”.

Sipas asaj që shkruan Sportitalia, madrilenët vazhdojnë ta kenë në listën e transferimeve sulmuesin shtatlartë. Sulmuesi i Mallorcas e nisi sezonin me një seri të keqe, por pak nga pak po rikthehemi në versionin e Muriqit që pamë sezonin e kaluar. Pas ndeshjes kundër Barcelonës, emri i tij është lakuar nga disa skuadra në Spanjë, e një prej tyre është Atletico Madrid. Oferta mund të shkojë deri në 20 milionë euro por 40% e kësaj shume do të arkëtohej nga Lazio.

sfidanti.al