Inter Miami po mban frymën sepse mund të dëshmojë diçka historike që nuk ka ndodhur kurrë më parë: Lionel Messi mund të humbasë një finale për herë të parë në karrierën e tij. Sonte (në orën 2.30 të mëngjesit) klubi i Beckham-it luan US Open Cup kundër Houston Dynamo, por rrezikon të dalë në fushë pa yllin e tij, pa Leon, i cili u dëmtua kundër Torontos së Insigne.
Trajneri i Inter Miamit, Tata Martino do të vendosë vetëm në minutën e fundit. Nëse nuk ia del, Messi do të lihej jashtë një finale për herë të parë në historinë e tij si futbollist. Siç kujton edhe “As”, ai luajti 42 finale në karrierën e tij, duke mos humbur asnjë të vetme. Këtë herë ai është në rrezik, mund të tërhiqet. Do të ishte, në mënyrën e vet, një ngjarje historike.
sfidanti.al