Speciaisti i madh italian i futbollit, Fabio Kapelo, i komenton, sipas stilit të tij, të dy ndeshjet e ardhshme mes Barcelonës dhe Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, duke i bërë edhe një herë tjetër komplimentet e radhës Lionel Mesit. “Juventusi nuk do ta ketë aspak të lehtë, megjithëse e di ai sesi duhet të mbrohet ndaj Barcelonës. Futbollistët e tij, as edhe një sekondë, nuk duhet ta humbasin përqeëndrimin, nëse duan që të arrijnë në gjysmëfinale”, vuri në dukje Kapelo, duke iu përgjigjur gazetarëve që i sugjeruan atij se, ndoshta, forma aktuale jo fort e mirë e Mesit mund t’i japë shans që të fitojë ekipit bardhezi.
“Mesi në krizë? Ndoshta, po bëni shaka. Për mua, ai është Pavaroti i futbollit. Ai, as edhe njëherë, nuk ndalon. Unë jam i sigurt se ai do të qëndrojë edhe shumë vite në majë të futbollit botëror”, tha dhelpri i vjetër italian.
sfidanti.al