Euro U-17, Shqipëria fiton të drejtën e organizimit në vitin 2025

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për moshat. UEFA ka vendosur t’i besojë Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh. Në vendin tonë, majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord, një ngjarje historike për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar.

sfidanti.al