Manchester United në ndjekje të Adrien Rabiot, i cili nuk e pranoi transferimin në “Old Trafford” vetëm disa muaj më parë pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët për detajet e kontratës. Djajtë e Kuq bënë dy përpjekje të pasuksesshme për të sjellë mesfushorin francez në verën e 2022 dhe 2023, ndërsa lojtari ndiqet edhe nga Newcastle e Atletico Madrid pasi kontrata e lojtarit me Juventusin skadon në vitin 2024 dhe ai nuk ka ndërmend të rinovojë edhe për një sezon tjetër.
Në këtë mënyrë, Erik ten Hag kërkon të nënshkruajë me parametra zero me 28-vjeçarin që nuk ka pranuar të ulet në një tryezë me Juventusin pasi mendon që projektit të tij në Torino i ka ardhur fundi.
sfidanti.al