Trajner për herë të pestë dhe i rikthyer për herë të katërt. Trajneri Edi Martini rimerr drejtimin e Teutës. Tekniku shkodran që u largua nga drejtimi i skuadrës pasi e përmbushi misionin mbijetesë sezonin e kaluar, tashmë e merr ekipin në një moment të vështirë pas shkarkimit të Diego Longos. Në njëfaqë mënyre historia është e ngjashme me atë të Farruk Sejdinit që 2 apo 3 dekada më parë u rikthye disa herë në stolin e Dinamos në momentet më të këqija të skuadrës kryeqytetase. Lajmin e rikthimit të Martinit e bën të ditur vetë klubi durrsak ku shkruan:
̈ EDI MARTINI!
Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta”.
Martini rikthehet te Teuta pas ndërprerjes së bashkëpunimit të klubit durrsak me trajnerin italian Diego Longo ditën e dielë.
sfidanti.al