Marcus Rashford sfidon mediat, shkon në stërvitje me makinën “Rolls Royce”

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford i aksidentuar me makinën 800 mijë euroshe, Rolls Roys shkoi në stërvitjen e ditës së hënë me të njëjtë markë. Makina e markës britanike është një ikonë në ishull dhe sulmuesi i Anglisë nxorri nga garazhi ekzemplarin e radhës duke u dhënë një mesazh të qartë edhe gazetarëve dhe tabloideve që kanë pasqyruar gjatë gjithë fundjavës lajmin e aksidentit. Rashford i cili shpëtoi për mrekulli pa marrë asnja plagë pasi u përplas me një tabelë, u shfaq në Carrington i qetë dhe i buzëqeshur madje.

sfidanti.al