Barra e rëndë për stadiumin “Air Albania”

Më 12 tetor luhet takimi Shqipëri-Çeki, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, në 17 tetor do të luhet miqësorja Shqipëri-Bullgari, ndërsa dy ditë pas Kombëtares do të luhet dhe derbi i kryeqytetit. Brenda 7 ditëve, në stadiumin më modern të vendit që po ruhet me fanatizëm, do të luhen minimalisht 270 minuta dhe në muajin nëntor rrezikon që ndeshje me Ishjut Faroe të zhvillohet në një “fushë patatesh”.

Vendimi për ta zhvendosur derbin nga data 27 shtator në 19 tetor është dukshëm në favor të Kombëtares por a është na favor të fushës së stadiumit që po vuan edhe sot nga mijëra njerëzit që shkelën në të për koncertet e verës? A është ky vendim në favor të ndeshjes derbi? Ndoshta jo por e sigurt është që “Air Albania” mund të prezantohet me një katërkëndësh në gjendje të mjerueshme për sfidën finale të shtëpisë me Ishujt Faroe që në një skenar të mundshëm, mund të jetë përballja e jetës për kuqezinjtë.

sfidanti.al