Nora e artë e Kosovës

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të fitojë në disiplinën e saj duke fituar medaljen e artë në Baku të Azerbajxhanit. Në Grand Slamin e xhudos, sportistja kosovare arriti majat në peshën deri në 57 kilogramë duke mposhtur në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Është e arta e parë për Norën në garat e mëdha të xhudos që nga Lojërat Olimpike të Tokios. E nisi ditën me fitore ndaj gjermanes, Seija Ballhaus. Më pas e kishte radhën polakja, Arleta Podolak. Në çerekfinale mposhti francezen, Priscilla Gneto, ndërsa në gjysmëfinale turken Hasret Bozkurt. Ndërkohë, Distria Krasniqi ka arritur të marrë medaljen e argjendtë duke u ndalur në finale nga japonezja, Kisumi Omori në peshën deri në 52 kg.

sfidanti.al