Një tjetër gol kuqezi në Europë i shtohet ecurisë pozitive të lojtarëve shqiptarë në kampionatet e mëdha të kontinentit. Bëhet fjalë për sulmuesin Myrto Uzuni që gjen golin e dytë sezonal në La Liga me fanellën e Granada-s që gjithsesi nuk arriti ta evitonte humbjen në shtëpi.
Ishte Getafe që shënoi tre herë në portën e bardhekuqve dhe më pas Uzuni ngushtoi diferencën duke i dhënë shpresë skuadrës së tij. Ky gol nuk shërbeu për të ndryshuar fatin e kësaj sfide pasi Granada e humbi duelin 4-2 dhe mbetet ne vendin e 18 me 3 pikë pas 5 javëve të para.
sfidanti.al