Lotë të sinqerta që kanë prekur Britaninë e Madhe. Andy Murray fitoi Kupën Davis pasi përfaqësoi Britaninë dhe në fund nuk arriti t’i fshihte emocionet për largimin nga jeta të gjyshes Ellen me të cilën ka qenë shumë i lidhur. Tenisti mbajti një fjalim shumë emocional përpara publikut që e duartokiti gjatë dhe videoja ku ai ia kushton fitoren gjyshes, ka bërë menjëherë xhiron e botës duke u bërë një nga momentet sportive më të klikuara të ditëve të fundit.
“Është një ditë e rëndësishme për mua, funerali i gjyshes dhe më rëndon shumë fakti që nuk jam i pranishëm në ceremoni. Gjyshe, kjo fitore është për ty!”, u shpreh Murray përpara publikut, duke treguar edhe një herë që është shumë i lidhur pas familjes.
sfidanti.al