Skandal masiv te Real Madrid, klubi “mbretëror” rrezikon në imazh

Katër futbollistë të Real Madrid C akuzohen për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe ata rrezikojnë shumë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi madrilen që pranon ndalimin e lojtarëve të cilët akuzohen se kanë incizuar një video intime të një vajze të mitur, dhe e kanë shpërndarë atë në WhatsApp me persona të tjerë.

“Klubi ka mësuar se një lojtar i Castillas dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë për Gardën Civile (një nga dy forcat policore kombëtare) në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp. Kur klubi të ketë të gjitha detajet e nevojshme dhe faktet, do të marrë masat”, theksohet në komunikatë.

Radio  Cadena Ser thekson se lojtarët e arrestuar tashmë janë liruar në procedurë të rregullt pasi kanë dhënë deklaratat e tyre në stacionin policor.

sfidanti.al