Argjentina i bën 12 edhe pa Messin, Neymar sërish lider te Brazili

Brazili dhe Argjentina fitojnë ndeshjet e dyta eleminatore të Kupës së Botës duke u ngjitur menjëherë në krye të grupit të Conmebol. Selecao u mjaftua me një gol për të kaluar Perunë në Lima. Fitorja për Brazilin erdhi në minutën e 90 nga Marquinho që finalizoi goditjen e këndit të Neymar.

Fitorja e 12 rresht për Argjentinën. Në eleminatoret e Kupës së Botës 2024, skuadra bardhekaltër edhe pa Lionel Messin arrin të triumfojë dhe këtë e bën ndaj Bolivisë në transfertën e vështirë me rezultatin 3-0. Sukses që erdhi nga këmbët e sulmuesit Angel di Maria me dy asiste për Fernandez dhe Tagliafico, ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 83′ u shënua edhe goli i tretë nga Nicolas Gonzalez.

Sfidanti.al