Babai i Dakut sqaron vendimin: Shqipëria ishte zgjedhje e dytë

Gaboi fillimisht një rast të artë në Pragë, shpërtheu në lotë hidhërimi që iu thanë 3 ditë më pas me golin ndaj Polonisë. Histori e pabesueshme e djaloshit 24-vjeçar Mirlind Daku që brenda pak muajve ndryshoi edhe fanellë e kjo jo për shkaqe që vareshin prej tij. Sulmuesi i Rubin Kazan veshi fanellën kuqezi dhe ky gjest në Kosovë nuk u pranua masivisht duke parë që ai ishte grumbulluar edhe me “Dardanët” dikur. Babai i futbollistit, Fehmi Daku ka dhënë një intervistë për “Kanal 10”, duke folur pikërisht për këtë çështje.

Unë kam insistu gjithmonë që djali im të luajë për Kosovën sepse në Kosovë është rritur dhe në Kosovë është ngritur. Mirëpo nuk e di arsyen pse Kosova nuk e ka ftu. Ne e zgjodhëm kombëtaren e Shqipërisë sepse nga Kosova pritëm mjaft, pritëm shumë”, theksoi ai.

sfidanti.al