Tifogrupi “Tifozat e Kuq e Zi” janë lojtari i 12 në fushë sa herë Kombëtarja zbret në fushë dhe ata nuk munguan në stadium as këtë herë kur Shqipëria dërrmoi Poloninë. Mbrëmjen magjike të 10 shtatorit ata e risjellin në vemendje me një postim të veçantë ku shkruajnë:
“Me mijëra kilometra të përshkuara nga anëtarët brenda vetëm 4 ditësh tregojnë jo vetëm pasionin dhe ndjenjën e thellë që kemi për tokën dhe kombin tonë, por edhe vullnetin e palëkundur për të bashkuar forcat për dashurinë e vetme, atë të Shqipërisë! Kur shohim mijëra shqiptarë nga çdo cep i botës që janë mbledhur me qëllimin e vetëm për të përkrahur dhe ngritur lart flamurin tonë, kuptojmë se jemi një komb i bashkuar dhe i palëkundur. Ne nuk jemi thjesht tifozë, jemi pasardhësit e një historie të lavdishme dhe një familje! Ne jemi “Tifozat e Kuq e Zi”.