Ylli i Manchester United, Antony është në telashe të vërteta. Pasi u përjashtua nga Brazili për shkak të akuzave për dhunë ndaj ish të fejuarës Gabriela Cavallin, sulmuesi që u ble për 100 milionë euro nga Ajax është nën akuzë edhe nga dy femra të tjera të cilat deklarojnë se ai është treguar i dhunshëm dhe kanë prova për ta vërtetuar.
Mediat braziliane kanë zbuluar identitetin e tyre dhe sipas raportimeve, bëhet fjalë për studenten e drejtësisë Rayssa de Freitas dhe bankieren Ingrid Lana. Në një raport policie të vitit 2022, De Freitas rrëfen ngjarjen e dhunshme e madje ajo përfundoi në spital për të kuruar plagët e marra. Ndërkohë, bankierja zbulon se Antony ka tentuar ta dhunojë seksualisht, ndërsa momentalisht sulmuesi i Manchester United por hetohet nga autoritetet dhe shumë shpejt mund të merret si i akuzuar.