Milani në alarm, Giroud dëmtohet me Francën

Lajme të këqija për Milanin pasi sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Olivier Giroud është dëmtuar në sfidën e Francës me Republikën e Irlandës. Pas disa minutave lojë, sulmuesi 35-vjeçar u ankua për dhimbje në gju por edhe pse u përpoq ta vazhdonte lojën, ai u dorëzua duke kërkuar zëvendësim.

Bomberi doli nga fusha e lojës në minutën e 26 të takimit duke ia lënë vendin interistit Marcus Thuram, të cilin do ta sfidojë në mesin e muajit shtator për derbin e Milanos. Giroud e la fushën e lojës në lorë çka do të thotë se me shumë mundësi ai e ka humbur ndeshjen e kampionatit por detaje më të qarta rreth shkallës së dëmtimit do të mësohen gjatë orëve në vazhdim.

Sfidanti.al