PSG është në rrugën e duhur dhe këtë e thotë trajneri Luis Enrique pas ndeshjeve të para në Ligue 1. Në konferencën e shtypit, spanjolli bëri një përmbledhje të ëprgatitjeve dhe sfidave pas Messin e Neymar por me Mbappe që duket i rilindur.
“Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar. Jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin e ekipit.Lidhja Mbappe-Vitinha? Jemi ende në një periudhë në të cilën duhet të krijohen sinergji, një periudhë në të cilën i njohim lojtarët, çfarë duam, çfarë kërkojmë. Por është e qartë se kur bashkoni lojtarë me cilësi të lartë, ndodhin gjëra të mëdha”, deklaroi ish-timonieri i Spanjës.