Pas Sokol Cikalleshit, edhe Arbnor Muçolli dhe Ernest Muçi shënojnë nga dy gola duke i dhënë sinjale shumë të rëndësishme trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho. Shqipëria drejtohet në sfidën me Republikën Çeke me një skuadër që vështirë se mund të jetë në formë se këtë herë.
Minuta të rëndësishme për shumë titullarë dhe lojtarë stoli, gola të rëndësishëm dhe formë optimale për shumë nga 25 të grumbulluarit. Ernest Muçi nderoi Legian e Varshavës me dy gola shumë të rëndësishëm kundë Vidzev Lodz, ndërsa mesfushori i Goteborg, Muçolli gjeti po ashtu dy gola në sfidën me Malmon. Ky është realizimi i tretë në një javë për të.
Tashmë ka ardhur momenti që skuadra e drejtuar nga Sylvinho të fokusohet tërësisht te dy përballjet e datave 7 dhe 10, ndërsa po në mesfushë Ylber Ramadani apo Bajrami janë gjithashtu në formën e tyre optimale. Euro 2024 është sot një objektiv më i prekshëm, të paktën nëse llogaritet forma e lojtarëve në grupin kuqezi, Sylvinho duhet thjesht të injektoijë dozën më të fortë te vetëbesimit.