Thomas Tuchel ndihet i zhgënjyer nga dështimi i marrëveshjes për transferimin e portugezit João Palhinha nga Fulham në orët e fundit të merkartos. Edhe pse u cilësua i blerë, në momentete fundit problemet burokratike e bllokuan dhe Tuchel ndihet i zhgënyer.
“Jam i trishtuar, sepse e dija se João Palhinha dëshironte të luante te Bayerni dhe çfarë mund t’i jepte skuadrës sonë. Nuk jam i sigurt se çfarë shkoi keq. Kemi një skuadër me shumë cilësi, dëshironim të përforcoheshim edhe më shumë, por nuk u bë e mundur dhe u besoj lojtarëve që kam”.
Joao Pahlinha fluturoi drejt Mynihut ku kaloi vizitat mjekësore dhe përfundoi edhe sesionin e fotove që do të përdoreshin për prezantimin, por në momentin e fundit Fulhami u tërhoq nga marrëveshja, pasi nuk gjeti zëvendësues për portugezin.