Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i UEFA Europa League ku janë caktuar 8 grupet e kësaj faze. Goglat kanë qenë të pamëshirshme me Ajax e Marseille që i kanë shortuar bashkë me Brighton dhe AEK, ndërsa një grup tjetër i fortë është edhe ai A me West Ham, Olympiacos e Freiburg. Peshkon kundërshtarë të lehtë Roma finaliste e sezonit të kaluar që gjen Servette, Sherif dhe Slavia Praga ndërsa Liverpool është shortuar gjithashtu në një grup të lehtë në letër me LASK Linz, Union St. Galloise dhe Toulouse.