Le të qajmë për penalltinë , se pjesën  e dytë e “ qau” Partizani !

Po sikur të ishim gjykues të ndershëm  të lojës së futbollit, tifozët e Partizanit nuk do të flaknin shishe ndaj arbitrave, ne fundin e ndeshjes. . Siç duket, këtë herë,  morën edhe “asist të keq” nga vetë personazhet e fushës, të cilët rrethuan arbitrin pas ndeshjes, duke krijuar një alibi .. sikur humbja erdhi nga  të zinjtë (arbitrat)dhe jo nga..të kuqtë e Partizanit!

Ajo që ndodhi në fushë është sëmundje e njohur, tashmë është  shndërruar në  “kulturë”  të qasjes sonë. Siç na ka ndodhur shpesh me Kombëtaren, dy pjesët lojës i perkasin boteve te ndryshme.  Partizani , në pjesën e parë, sikur donte ta hidhte nokaut Atsanën , një zot e di se si mund të harbonim aq shumë dhe ta bënim sa ta bënim  abstrakt dominimin.Në pjesën e dytë, rolet e ekipeve ndryshuan si me rrokapujë : Partizani i varfëruar frikshëm , i dalë nga shinat e lojës, me mëndje të mpirë dhe këmbë të lidhura, kurse Astana veshi uniformen e superheroit, bëri ligjin 45 minuta , sigurisht me “lejen tonë”, zaptoi  fushën, topin, arsyen  dhe na la neve të “qajmë “ për një penallti të padhënë, sepse ajo paskësh qënë ..thembra e Akilit!

Sfidanti.al