Pas pezullimit prej 90 ditësh nga çdo aktivitet futbollisit, tanimë organi më i lartë ekzekutiv në botën e futbollit, FIFA po mendon të ndërhyjë me një sanksion shembullor, që nuk do të kishte precedentë për Presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Sipas mediave, FIFA po shqyrton një pezullim 15-vjeçar për Rubiales, sanksioni maksimal i mundshëm sipas statutit të organizatës më të madhe ndërkombëtare të futbollit. Ndërkaq, kujtojmë se gjithçka nisi pasi Rubiales puthi në buzë kapitenin e Kombëtares spanjolle, Jenni Hermoso dhe pavarësisht se gjithë opinioni publik është kundra tij, sërish kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit refuzon të japë dorëheqjen.
sfidanti.al