Beretini dhe Tsisipas … mund të  dashurojnë pa frikë ?

Cilët janë ata , të cilët nuk janë të paktë, që thonë se tenistin Italian Mateo Beretini e ka “marrë në qafë” lidhja dashurisë me modelen italiane Melisa Sata. Përgënjeshtrimi vjen nga një tenist i njohur në Botë, një tenist i konsideruar si “brezi i talentuar”. Fjala është për grekun Stefano Tsisipas që ka zhgënjyer në 2023, po ta krahasosh me “bëmat” e Alkarazit dhe Sinerit…

Në Greqi kanë një batutë për Tsisipasin : “ Gjeti të dashurën, tenisten spanjolle Badoza, por humbi si trajner babain e tij. Vetë tenistit nuk i pëlqejnë këto komente. “  Badoza , përkundrazi,më ka dhënë një qetësi shpirtërore.Kurse babai im , në rolin e trajnerit, më ka zhvilluar dhe stilizuar tenisin që luaj sot..”

Sfidanti.al