Vllaznia ka nisur me një fitore këtë edicion të Superiores, duke mundur në shtëpi Kukësit me shifrat 3-1. Ka qenë një fitore bindës për shkodranët, që kanë dominuar sfidën, teksa kanë krijuar më shumë se miqtë të cilët shfaqën vështirësi.
Shkodranët ia dolën të shënonin të parët me Stojanoviç, por më pas u goditën shpejt nga goli i La Torre. Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri shkodranët në avantazh dhe u dha qetësinë pas atij goli që kishin pësuar. Megjithatë, Memelli bëri lëvizje në startin e pjesës së dytë me ndryshimin në krahun e majtë të mbrojtjes, një lëvizje që rezultoi e duhura pasi Hakaj prodhoi golin e shifrave 3-1 të Boshnjakut. Më pas vijuan një sërë rastesh të shpërdoruara, edhe nga miqtë të cilët tentuan të rihapnin ndeshjen. Por këto shifra rezistuan deri në fundin e duelit, duke bërë që Vllaznia të merrte pikët e plota në ndeshjen e parë të kampionatit.
sfidanti.al