Nuk ka shkuar asgjë siç duhet për “verdhezinjtë” e Edin Terziç, të cilët mesditën e sotme barazuan me rezultatin e thatë 1 me 1, ndaj “diletantëve” të Bokum, në një përballje që duhej të përkthehej në 3 pikë të plota për skuadrën e Boursias së Dortmundit.
Goli i parë i sfidës erdhi nga vendasit e Bokum, të cilët çuan topin në rrjetë pas një goditjeje fantastatike të Shtoger në minutën e 13’ të lojës, duke i dhuruar kështu skuadrës së tij avantazhin në pjesën e parë. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, “verdhezinjtë” u kundërpërgjigjen falë “tulipanit”, Donjell Malen, i cili barazoi shifrat në minutën e 56’ të sfidës, duke “vulosur” kështu dhe barazimin përfundimtar, 1 me 1.
Tashmë në përballjen e radhës në Bundesliga, “verdhezinjtë” do të presin në “Signal Iduna Park”, të sapongjiturit në elitë, Hejdenhajm, ndërsa skuadra e Bokumit do të udhëtojë drejt transfertës së Augsburgut.
sfidanti.al