Akordi u arrit, por jo firma, Loris “refuzon” Serinë A

“Gardiani” francez, Hugo Loris ishte shumë afër transferimit në Serie A te Lacio, por kjo gjë nuk ndodhi.

Edhe pse bardhekaltërit arritën akordin ekonomik me Totenhemin, gardiani francez nuk pranoi të shkonte. Arsyeja u bë refuzimi i kërkesës së Lorisit. 36-vjeçari kërkoi të ishte ai zgjedhja e parë e trajnerit Maurisio Sarri mes shtyllave, garanci që ekipi nuk ia dha. Për këtë arsye nuk u arrit firma mes palëve.

 

sfidanti.al