Andrea Beloti, 100 ndeshje në Serinë A, për 100 milionë euro!

Nuk arriti t’i jepte fitoren skuadrës, por nuk zhgënjeu. Andrea Beloti vazhdon të jetë protagonisti më i madh i Serisë A, të paktën përsa i përket sulmit. Me rrjetën ndaj Udinezes (përfundoi 2-2) arriti Xhekon në krye të renditjes së shënuesve, duke pasur të dy nga 23. Berloti e bëri këtë në ndeshjen e 100-të në Serinë A, ku ka shënuar gjithsej 57 gola. Ritmi është rritur këtë sezon me 23 gola në 27 ndeshje, duke luftuar për Këpucën e Artë me boshnjakun e Romës.

Klubi torinez besohet se ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për kartonin e “Gjelit”, ndërsa pretendentët për të bërë oferta nuk mungojnë. Pavarësisht, fillimit të vështirë në kampionatin italian (me vetëm 18 gola në 73 takime), Andrea tashmë është tjetër njeri. Ai ka fituar bastin me veten tek Torino, po ashtu është bërë sulmuesi kryesor i Italisë së Venturës, ndërsa pritet që sezonin e ardhshëm të shkojë në një klub të madh.

Sfidanti.al