Pas afrimeve me emër si Kalidu Kulibali, Ruben Nevesh, Sergej Milinkoviç-Saviç, Malkom e “superyllin” Nejmar, “gjigandët” saudit të Al-Hilal, nuk janë në ndalur me kaq dhe janë shumë pranë zyrtarizimit të një tjetër transferimi.
Bëhet fjalë për “bomberin” serb të Fulham, Aleksandër Mitroviç, me 28-vjeçarin që do t’i kushtojë arabëve 40 milionë euro. Mitroviç është një sulmues tipik “pykë”, i pagabueshëm brenda zonës dhe këtë gjë e vërtetoi dhe sezonin e kaluar me skuadrën e Fulham, ku arriti të shënojë plot 14 gola në 28 përballje të Premier Ligës.
sfidanti.al