Hazar thotë se mbetet tek Çelsi, por ylli belg është me nerva!

Eden Hazar duket se po ndjen një presion të madh tani që emri i tij është lakuar si blerja e mundshme e re e Realit. Ylli i Çelsit nuk e priti mirë këmbënguljen e një gazetari-patriot të tij, nëse do t’i pëlqente të lunate në Spanjë sezonin e ardhshëm. “Përse dëshironi të më fusni në m.., – tha i nxehur Hazari pas pyetjes, – Jo, unë jam shumë mirë këtu. Unë dua të përfundoj vitin. Kam një kontratë deri në 2020. Ja pra (voila – në frengjisht), tani për tani, unë jam këtu”.

Tani për tani? Po më vonë? Hazar me nervat e veta tregoi se nuk është i qetë dhe se nuk është 100 për qind i bindur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Natyrisht, këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi janë shumica e futbollistëve që nuk dinë ta lexojnë të ardhmen. Trajneri i sotëm i Barcelonës, ka qenë lojtar i Realit dhe pastaj i Barçës, e po kështu shumë të tjerë. Besohet se Zidan mund të japë më shumë se 110 milionë euro që Hazar të vijë në “Bernabeu”.

Sfidanti.al