Pas refuzimit të ofertës së “të kuqve” të Liverpul, mesfushori i talentuar i “pulëbardhave” të Brajton, Moises Kajsedo e theksoi qartë pasditen e së premtes se dëshiron vetëm kalimin te “blutë” e Çelsi dhe këta të fundit duket se kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi londinez ka bërë një ofertë të re, e cila mban vlerën e plot 115 milionë paundëve, duke e bërë kështu 21-vjeçarin, mesfushorin më të shtrenjtë në historinë e futbollit në Premier Ligë. Tashmë e vetmja gjë çfarë na mbetet për të pritur është që “pulëbardhat” e Brajton të pranojnë ofertën e “bluve” për ekuadorianin, me këtë të fundit, që duket se pret me padurim të luaj në “Stamford Bridxh”.
sfidanti.al