Fillimisht larguan më shumë se gjysmën e ekipit dhe tanimë po fillojnë afrimet njëri pas tjetërit. Bëhet fjalë për “blutë” e Çelsit, të cilët mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas arritën akordin për transferimin e një lojtari të ri.
Londinezët kanë arritur një marrëveshje prej 20 milionë eurosh, 15 milionë euro bazë plus 5 të tjera bonus, për 18-vjeçarin e talentuar të Santos, Dejvid Uashington. “Blutë” kanë rënë dakord me lojtarin për një kontratë afatgjatë, teksa shihet nga klubi si një nga lojtarët e rëndësishëm për “të ardhmen”. Në ditët në vijim pritet që Dejvid të mbërrijë në Londër për të firmosur kontratën e më pas do të vendoset nga klubit, nëse 18-vjeçari do të qëndrojë në “Stamford Brixh” apo do të huazohet te francezët e Strasburg.
sfidanti.al