Manaj drejt Italisë, për “bomberin” lushnjar interesohet Frosinone

Pas skadimit të kontratës së tij, me skuadrën e Ëatford, në shkurtin e këtij viti, “bomberi” shqiptar, Rey Manaj është aktualisht pa ekip dhe prej disa javësh tashmë, pas tij janë vënë shumë klube italiane.

Fillimisht ishte Sampdoria, me 26-vjeçarin lushnjar, që iu vetëofruar skuadrës së drejtuar nga Andre Pirlo, por tani në skenë ka dal një emër i ri, i cili sapo është rikthyer në elitën e futbollit italian, Serie A. Bëhet fjalë për skuadrën e Frosinone, me këta të fundit që prej disa ditësh janë duke tentuar të gjejnë akordin me “bomberin”, i cili në rast transferimi te kryeqytetasit do të bëhej shqiptari i dytë në skuadër, pas afrimit të 22-vjeçarit, Marvin Çuni nga “bavarezët” e Bayern Mynih.

 

sfidanti.al