Mungon vetëm firma, Kesi shumë pranë Al-Ahli

Tashmë gjithçka është shumë pranë zyrtarizimit dhe pritet vetëm përfundimi i testeve mjekësore të lojtarit. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, që është shumë pranë kalimit te sauditët e Al-Ahli.

“Ylli” 26-vjeçar i mesfushës përfundoi me sukses fazën e parë të testeve mjekësore në Paris dhe sapo të përfundojnë në mënyrë përfundimtare do të vijë dhe nënshkrimi i lojtarit. Përsa i përket marrëveshjes, “blaugranat” do të përfitojnë plot 15 milionë euro nga shitja e Kesi, ndërsa përsa i përket kontratës personale, “ylli” afrikan do të jetë lojtar i sauditëve për 3 vitet e ardhshme, ku do të paguhet plot 20 milionë euro në sezon.

 

sfidanti.al