Jo vetëm Juventus e Totenhem, për “yllin” afrikan hyn në “garë” dhe Al-Ahli

Pa dyshimin më të vogël, klubet arabe mund të quhen me plot gojë, “mbretërit” e merkatos këtë verë, teksa pas afrimeve të shumë lojtarëve me emër, nuk ndalojnë “sulmet” e tyre dhe kërkojnë dhe disa lojtarë të tjerë.

“Objektivi” i radhës vjen nga La Liga e më konkretisht bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë të “katalanasve” të Barcelona, Frenk Kesi, i cili prej kohësh tashmë është në kërkim të një “aventure” të re. Prej kohësh, Kesi është në “radarët” e Juventus e Totenhem, mirëpo tani në “garë” për “yllin” afrikan të mesfushës kanë hyrë dhe sauditët e Al-Ahli, të cilët deri më tani kanë afruar emra të mëdhenj, si Roberto Firminjo, Rijad Mahrez, Eduard Mendi dhe Alan Sant-Maksimin.

 

sfidanti.al